Kur s’ka këngë e koncerte të reja, këngëtarja Shkëndije Mujaj komunikon vazhdimisht me fansat përmes fotove të nxehta. Asaj i pëlqen të ekspozoj linjat trupore. Ajo është një prej këngëtareve që mban komunikim të rregullt me fansat e vet, por kryesisht duke postuar foto mjaft provokuese në faqet e saj në rrjetet sociale.
Për shkak të pamjes së saj seksi, ajo ka numër të madh të fansave që komentojnë fotot e saj, shpeshherë edhe me “fjalë të pista”. Por te kjo këngëtare nuk ka censurë as për këtë fjalor.
Publikimi i shpeshtë i fotove lë përshtypjen se ajo nuk e lëshon nga dora iPhonin e saj.
Duket se këngëtarja me origjinë nga Kosova, por që jeton në Zvicër, poston fotot e saj provokuese për të rinjtë sa herë që mungojnë lajmet për ndonjë këngë të re të saj, videospot ose koncert.
Më poshtë mund të gjeni foto tjera të cilat Shkëndije Mujaj i ka postuar gjatë 2-3 ditëve të fundit. Disa nga foto janë bërë në hotelin “Dukagjini” në Pejë, qytetin ku është lindur kjo këngëtare.
No comments:
Post a Comment